Rai vjen në Shqipëri, marrëveshje me RTSH për transmetimin e programeve, serive televizive e filmave

238
0

24 programe, seri televizive, dokumentarë e filma të Rai-t do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar, falë një marrëveshje historike të Rai-t me televizionin publik shqiptar.

Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruhet marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri. Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, mes RAI-t dhe televizionit publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.

Raffaella Carrà, Celentano, Mina, “Canzonissima”, “Zeçhino d’oro”, “La piovra”, janë vetëm disa nga artistët apo programet që kanë bërë historinë e televizionit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Gjatë vizitës, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.