Policia shoqëron Ilda Bejlerin, ja per cfare akozohet

461
0

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident, ku përplasi rëndë një grua, kalimtare pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Mësohet se ajo është marrë në pyetje gjatë natës në Komisariatin Nr.2.

Sakaq, bëhet me dije se Bejlerit i është sekuestruar makina tip ‘BMW’ me targë AA 998 NY.

Ndërkohë sipas policisë, moderatorja ka aksidentuar shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që 63 vjeçarja momentalisht në spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe siç ka pohuar vetë, ka thyer këmbën nga përplasja.