Monedhat e huaja nuk ndalen, serish ne ngjitje. Çfarë po ndodh?

1028
0

Diten e sotme Paundi britanik ka fituar sërish pikë duke qëndruar në një linjë progresive gjatë kësaj jave pasi është blerë sot me 144 lekë dhe shitur me 145.1 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje ditën e sotme duke u blerë me 111.5 lekë dhe shitur me 112.3 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas tregut valutor lokal edhe Franga zvicerane është forcuar këtë të enjte kundrejt monedhës vendase pasi është blerë me 113.6 lekë dhe shitur me 114.4 lekë.scan

Ndersa monedha europiane vazhdon të ruaj të njëjtat vlera sikurse gjatë tërë kësaj jave duke u blerë edhe sot me 121.6 lekë dhe shitur me 122.3 lekë.