Policia po ‘masakron’ shoferët. Për 48 orë arreston 6 shoferë, pezullon 66 patenta (VIDEO)

581
0
POLICIA KONTROLL MAKINAVE LUKSOZE - Forca te policise, gjate nje kontrolli te nje makine luksoze, ne nje postobllok te ngritur prane kopshtit Botanik.

Policia Rrugore e Tiranës si çdo fundjavë ka vendosur të ‘masakrojë’ shoferët. Vetëm në 48 orët e fundit policia ka vendosur 925 gjoba, ndërsa ka pezulluar 66 patenta e ka arrestuar 6 prej shoferëve.

Sipas policisë rrugore, harta e kontrollit është zgjeruar duke shtuar numrin e testeve të alkoolit të kryera si dhe kontrolli në pika të ndryshme me Radar, në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës.

Gjate 48 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë pezulluar 66 Leje Drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.