Policia ndalon një makinë, por brenda bie pasagjeri jo shoferi. 20-vjeçarit i zbulohet e vërteta e frikshme

776
0
POLICIA KONTROLL MAKINAVE LUKSOZE - Forca te policise, gjate nje kontrolli te nje makine luksoze, ne nje postobllok te ngritur prane kopshtit Botanik.

Edhe pse ishte pasagjer ne nje makine, e ka gjetur belaja nje djale te ri ne Tirane. Forcat e policise nga Komisariati i Policisë Nr. 4, thone se nga kontrolli fizik të riut iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimi rezultoi se ky djalë ishte në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

‘Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T., vjeç 20, banues në Babrru, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl, duke qenë pasagjer në mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi S.M., nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe nga verifikimi rezultoi në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Neni 283 i Kodit Penal’, thuhet në njoftim.