Policia italiane ndalon për kontroll dy autobusë te nisur nga Shqipëria, por në vend të pasagjerëve gjejnë…

2934
0

Dy autobusë që ishin nisur nga Shqipëria, u ndaluan në portin e Barit në Itali, kjo pasi në vend të udhëtarëve, ato ishin ngarkuar vetëm me valixhe e çanta.

Mediat italiane shkruajnë se Policia doganore e Barit, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë kryer kontrolle të automjeteve e pasagjerëveqë udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, por në vend të udhëtarëve, ata kanë gjetur çanta.

Në autobusin e parë nuk është gjetur asnjë pasagjerë e shumë bagazhe të pajustifikuar për transport.

Në autobusin e dytë po udhëtonin 10 pasagjerë e një numër i lartë thasësh e pakosh jo në pronësi të udhëtarëve.

Autoritetet italiane kanë vendosur ndalimin andminstrativ për 3 muaj të qarkullimit të autobusëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.