Policia italiane dhe ajo shqiptare nënshkruajnë marreveshjen e rendesishme

1253
0

Policia shqiptare ka firmosur në Romë një protokoll operacional që do të lidhë edhe më shumë atë me kolegët e tyre italianë.  

Takimi u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, prefekti Franco Gabrieli, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu.

Drejtuesit nënshkruan një protokoll ku ndër të tjerat si prioritet ka shtuar aftësitë zbuluese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë më të avancuar në luftën kundër kultivimit të bimëve nar kotike, si zgjerimi, përdorimi i mjeteve fluturuese për vëzhgim ajror të territorit, krijimin e një shërbimi të Mbikëqyrjes Detare që përfshijnë të dyja vendet, për të luftuar zhvillimin e trafiqeve të paligjshme përmes detit, si dhe programe trajnimi, konsulence, stërvitjeje dhe asistence, në fushat që janë objekt i protokollit.

Veliu dhe Gabrieli theksuan se me nënshkrimin e këtij protokolli efikasiteti i veprimeve të përbashkëta do të jetë akoma më pozitiv.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj, ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, dhe ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani.