Policia hyn në shtëpinë e Llallës për ta arrestuar, përballen me “suprizën” e papritur

421
0

Pas marrjes së urdhërit nga SPAK, Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.

Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë, e cila fillimisht ishte e mbyllur, dhe kanë hyrë brenda për kontroll.

Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi.

Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.

Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.