Policia gjen 500 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, ja ku i kishin fshehur

Një autobus i linjës Bari-Durrës është ndaluar në Portin e Durrësit pasi është evidentuar nga kontrolli i imtësishëm se po fuste një shumë të madhe eurosh në vendin tonë.

Policia njofton se si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Agjentët kishin informacion për transportin e eurove ndaj dhe e kaluan autobusin në skaner për verifikim më të hollësishëm.

Operacioni policor i koduar “Eurot” u finalizua pas një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e  personave të përfshirë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.