Policia e kufirit i vizatoi organin mashkullor në pasaportë, por shkrimi poshtë tij e ‘luajti mendsh’

845
0

Me shumë gjasë u ka ndodhur ndonjëherë që t’ua kenë vulosur ndonjë nga faqet e pasaportës në ndonjë pikë kufitare, por një hebreu i kanë lënë një shënim të pazakontë.
Tal Yaakobi, 25 vjeç nga Izraeli, pretendon se ka marrë një vulosje të pazakontë nga një zyrtar i kufirit kilian gjatë kalimit të kufirit nga Argjentina.

Në një prej faqeve të pasaportës së djaloshit shihet një vizatim penisi së bashku me fjalët “Viva Palestinia” që përkthehet “Rroftë Palestina”.

Yaakobi ka thënë për The Independent:

Prej momentit të parë, zyrtari në kufi ishte armiqësor dhe ma përplasi pasaportën para fytyrës. Më pas ata na arrestuan për një orë e gjysmë me qëllim deri sa ne u zhvendosëm. Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë, por e bënë vetëm që unë jam hebre.”
talpassport

25-vjeçari ka rrëfyer se shenjën e penisit e kishte vënë re vetëm 4-5 ditë më vonë dhe kështu nuk e ka ngritur çështjen në nivel zyrtar.

Pas kthimit në Izrael, ai duhej të urdhërojë një pasaportë të re, e cila i kushton 1230 shekele (pak më shumë se 200 dollarë).

Historia u raportua për herë të parë nga kronika hebraike, pasi gazetari Itay Blumental nga Ynet News i bazuar në foton e pasaportës së izraeliti.

E si mund ta ngacmosh më keq nervin e një izraeliti se sa t’i thuash në mjetin e tij të identifikimit “Rroftë Palestina”.