Festuan me simbolin e shqiponjës, FIFA merr vendimin për Xhakën dhe Shaqirin.

484
0

Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë pjesë e lajmeve në gjithë botën këta ditë, më shumë se sa për lojën e tyre fantastike, për simbolin e shqiponjës që bënë pas shënimit të golave, që i dhanë dhe fitoren në minutat e fundit ekipit të Zvicrës. FIFA këtë çështje ja ka kaluar komisionit disiplinor, i cili ka bërë publik dhe vendimin.

FIFA ka marrë vendim për tre lojtarët e Zvicrës, Xhakën, Shaqirin dhe kapitenin Lichsteiner si dhe për Federatën Serbe.

Për shkelje të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10 mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri me 10 mijë franga zvicerane dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.

Ndërkohë, Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF për shfaqjen e flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë. Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor janë dënuar me 5 mijë CHF dhe vërejtje publike.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta zvicerane Blick.

Linku: https://www.blick.ch/sport/fussball/nati/keine-sperre-fuer-doppeladler-xhaka-shaqiri-und-lichtsteiner-duerfen-gegen-costa-rica-spielen-id8538220.html