Policia ben njoftimin për shqiptarët që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë shtetit

1591
0

Policia e Shtetit ka informuar se fundmi të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë vendit për situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi, ndërsa, me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet.

“Me Kosovën, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

Me Malin e Zi, mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

Me Maqedoninë e Veriut, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

Me Greqinë, lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke”