Policët grek po tallen rregullisht me shqiptarët! Tjeter denoncim: Shqiptarja po shkonte në Turqi, Kryq të zi për tre vjet ne pasaporte

1717
0

Shtetësja e identifikuar si E. Bullari, ka raportuar e shokuar incidentin e pakëndshëm që i ka ndodhur mamasë së saj më datën 18 mars
Një tjetër denoncim i mbërritur sot në Report TV, zbulon se keqtrajtimi i shtetsave shqiptarë nga ana e policisë greke gjatë muajit të fundit nuk ka qenë i rastësishëm por sistematik.

Denoncimit të djeshëm të një qytetari që ishte nisur të festonte Pashkën në Greqi dhe që u kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim me një kryq të zi në pasaportë i janë janë bashkuar vetëm sot edhe dy raste të tjera.

Në njërin që përcjellim më poshtë, shtetësja e identifikuar si E. Bullari, ka raportuar e shokuar incidentin e pakëndshëm që i ka ndodhur mamasë së saj më datën 18 mars.

Nëna e denoncueses është kthyer pas me një vulë të zezë dhe ndalim për të hyrë në zonën Shengen, edhe pse ishte nisur për në Turqi dhe po kalonte tranzit nëpërmjet Greqisë.

 

Denoncimi i shtetases

Përshendetje! Kisha dëshire të beja edhe unë një denoncim të këtij lloji me problemin e Greqisë. Mami im u nis për Turqi kur pala greke pa asnjë arsye i kishte vënë gjobë me një vulë të madhe të zezë… Madje as e kish pyetur që ku po shkon a kush je, por tre vjet mos te hyjë në Shengen.

Foto e pasaportës së qytetares shqiptare të nisur drejt Turqisë, me kryqin e zi të vendosur nga policia greke

E gjithë kjo situatë ndodh kur dy shtetet kanë nisur bisedimet për të zgjidhur një sër çështjesh dypalëshe të mbartura dhe kur Shqipëria ka pranuar të nisë gërrmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri.