Turistja italiane kafshohet nga qentë e rrugës, kalimtarët i vijnë në ndihmë duke ia dezinfektuar plagën me raki (VIDEO)

113
0

Një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës teksa  po vraponte në zonën e Lungo Mares.

Turistja është kafshuar në këmbë. Nga pamjet duket momenti kur turisten e re e cila kishte dalë për vrap është rrethuar nga 4 qen rruge, që lehin, ndërsa ajo e frikësuar përpiqet të largohet sërish me vrap. Një banor i sugjeron në shqip që të mos vrapojë.

Turistja është kafshuar në këmbë dhe banorët e zonës I kanë dhënë ndihmën e parë duke e dezinfektuar plagën me raki. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.

Qentë e rrugës janë kthyer në një problem për qytetin bregdetar. Qentë e rrugës janë shtuar sikurse dhe sulmet në rrugët e qytetit të Vlorës që tashmë ka çelur sezonin veror.

Burime nga Urgjenca e Spitalit thanë një ditë më parë se çdo ditë paraqiten me plagë 2 deri në 3 qytetarë.

Pas kesaj ngjarjeje, dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t’i vrarë këto kafshë. Disa kafshë të helmuara në shumë zona te qytetit jo vetëm të rrugës por edhe kafshë shtëpiake të raportuara 24 orët e fundit.