Dalin pamjet kur 71-vjeçari qëllon me armë Kryeministrin e Sllovakisë (VIDEO)

139
0

Mediat e huaja kanë publikuar një tjetër video ku duket momenti ekzakt si nisi atentati me armë ndaj Kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.

Autori, një shkrimtar 71-vjeçar mjaft i njohur në Sllovaki, afrohet drejt Kryeministrit dhe i thërret në emër. Atë moment nxjerr pistoletën dhe qëllon drejt tij. Kryeministri preket nga 3 plumba, në kraharor, krah dhe këmbë.

Kaosi mbizotëron më pas. Rojet e sigurisë neutralizojnë autorin, ndërsa të tjerët fusin me urgjencë në makinë Kryeministrin Fico. Më pas ky i fundit transportohet me helikopter drejt spitalit më të afërt.

Qeveria sllovake e konsideroi zyrtarisht ngjarjen një atentat dhe bëri me dije se gjendja shëndetësore e Kryeministrit është e rëndë. Orët në vijim do të jenë deçizive.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Handlova pasi Kryeministri doli nga mbledhja e qeverisë.