Po vjen stuhia/ Anulohen per tre dite udhetimet e trageteve, vjen njoftimi i rendesishem i autoriteteve detare

151
0

Udhëtimet e trageteve që nisen apo vijnë nga Bari dhe Brindisi drejt Durrësit dhe Vlorës anulohen për tre ditë për shkak të motit të keq që pritet prej sot pasdite.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se erërat e forta me drejtim  Jug-Jugperëndim dhe  Jug-Juglindje do të përkeqësojnë motin në bregdet nga sot deri më datë  1 prill. Era me shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësia e dallgës së detit nga  2.5 deri në 4 metër do ta çojnë forcën e detit deri në 8 ballë.

Në këto rrethana, autoritetet detare njoftojnë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 mars në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës duhet të kontaktojnë me agjensitë për rimbursimet apo zhvendosjen e udhëtimeve në data të tjera. Gjithashtu do të ndalohet edhe lëvizja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe peshkarexhave si në Durrës ashtu dhe në Vlorë deri në datë 1 prill,  kur pas orës 22 pritet kthjellimi i motit njoftojnë autoritete detare.