Maqedonia e Veriut publikon censusin e regjistrimit te popullisisë, ja sa eshte përqindja e shqiptarëve

5
0

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni sot ka nxjerrë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku mes tjerash është shpallur edhe popullsia e Shkupit.

Bie në sy rritja e numrit të shqiptarëve në kryeqytet pasi numri është në rritje nga regjistrimi i fundit i vitit 2002 ku përqindja ishte 20.04%.

Ne Shkup 526,502 qytetarë të regjistruar zyrtarisht, 58,71% apo 309.107 janë maqedonas kurse 22.85% apo 120,293 qytetarë janë shqiptarë. Romë janë 3.51%, turq janë 1.62%, serbë janë 1.80%, boshnjakë janë 1.40% dhe vlehë janë 0.53%.

Të tjerë janë 1.19% kurse 8.39% janë qytetarë të cilët janë regjistruar nga burimet tjera administrative.

Në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.

Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547 njerëz, kishte 564.296 familje dhe 698.143 banesa. Sipas përkatësisë etnike maqedonasit kanë votuar 1.297.981 (64.17%), shqiptarët 509.083 (25.17%), turqit 77.959 (3.85%), romë 53.879 (2.66%), serbët 35.939 (1.78 kslach, 79,5%) (1.78 kslach, 5.6%) 0,47%) dhe 20,993 (1,03%) të mbetura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.