Po vjen fuqishëm, parashikimi: Ku do të godasë stuhia me dëborë sot mbi vendin tone

306
0

Mbi vendin tonë sipas MeteoAlb sot do të vijojë dominimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24 orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderueshme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qëndrore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së hënës. Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në mëngjes por në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

Kosova
Dita nis me vranësira por duke ju afruar mesditës do ketë reshje shiu por më pak dëborë, në gjysmën jugore të Kosovës duke lënë veriun me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës shton intesitetin e reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut
Oret e para te dites do te jete me kthjellime dhe vranesira te shpeshta ne Maqedoninë e Veriut. Por gjate mesdites dhe pasdites pritet qe vranesirat te pesojne zhvillim duke sjell shira, ku here pas here reshjet do te jene dhe ne formë rrebeshi. Gjatë natës shfaqen sërisht reshjet e dëborës.

Europa
Vijon kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij të paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje në formë rrebeshi të shoqëruara me mini-stuhi ere, ku më të konsiderueshme reshjet priten në Veri të Europës. Ndersa Europa Lindore dhe pjesërisht Jugperëndimi i kontinentit dominohen nga moti i qëndrueshem.