Borë, shi, rrebeshe/ IGJEUM jep njoftim për Shqipërinë: 5 ditët e ardhshme do të jenë…

99
0

Java që vjen parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, të hënën do kemi mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë gjithë ditës. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug – jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300 metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar, të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Mërkurë dhe relativisht atë të Enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit prej orëve të pasdites do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Ditën e enjte pritet të ketë edhe ulje të temperaturave deri në -6 gradë

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.