‘Po unë e vrava’! ‘Dorëzohet’ 17-vjeçari në Itali. Pranon krimin ndaj Bledar Dedjas në pyll

573
0

Adoleshenti i arrestuar në Itali, si autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja ka pranuar se e ka kryer krimin.

“Po, unë e vrava”- ka qenë deklarata e tij para karabinierëve, të cilët e arrestuan.

Ndërkohë, motivi i krimit mbetet ende mister, pasi i mituri nuk ka rrëfyer asnjë detaj tjetër për ngjarjen.

Policia ra në gjurmët e 17-vjeçarit pasi kamerat e sigurisë pranë vendit ku shqiptari punonte, kishin kapur momentin kur djali hipte në makinë ne 39-vjeçarit, pak para orës së vrasjes, duke vërtetuar se ai ka qenë i fundit që ka pasur kontakt me të. Por gjithashtu, në makinën e shqiptarit u gjetën shenjat e gishtave të të miturit.

Nga ana tjetër, djali kishte disa plagë të shkaktuara me thikë në duar, që dëhsmonin përplasjen fizike të tij me Dedjana, para se ta qëllonte plot 20 herë dhe t’i merrte jetën.

Në celularin e dytë të viktimës, hetuesit gjetën prova të kontaktit mes Bledar Dedjas dhe të dyshuarit. Në biseda është zbuluar se të dy kishin rënë dakord të takoheshin pikërisht në ditën e vrasjes.