“Po tallet me ligjin!” Kompjuter dhe palester ne qeli. Kush është shqiptari që po çmend mediat Angleze

999
0

“Po tallet me ligjin!” Gazeta londineze ngre alarmin për baronin shqiptar të drogës

Foto në instagram, kompjuter, palestër dhe një jetë që i shkon për shtat një milioneri.

Një gazetë londineze i ka dedikuar këtë të hënë faqen e parë të gazetës një trafikanti shqiptar, i dënuar me burgim, por që bën një jetë luksi prapa hekurave të qelisë.

“Evening Standard” shkruan për Tristen Asllanin, i dënuar me 25 vite burgim dhe theksin e vë tek mënyra sesi baroni shqiptar i drogës tallet me sistemin penitenciar në Britani.

Dhe me të vërtetë që Asllani, pavarësisht se ndodhet në një burg të Londrës (Ëandsëorth), duket sikur nuk është fare në burg, të paktën në rrjetet virtuale, ku ai “jeton” i lirë dhe pa pranga.

Por pavarësisht jetës dhe sfidës së hapur që shqiptari i bën sistemit, ka patur më në fund një reagim nga drejtësia, e cila ka urdhëruar mbylljen e faqes së Asllanit në Instagram dhe vendosjen e shtimit të dënimit edhe me dy vite të tjera./Gazeta Express

Shkrimin e plote mund ta lexoni KETU  

/express/