“Po shqiponjën çe deshe o flori”, Artan Hoxha “i përvishet” Metës: Ti mbahesh mend për bllokun e zi…

2082
0

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar sërish për qendrimin e presidentit Ilir Meta, pas vendimit për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shenjën e shqiponjës që presidenti bëri sot në konferencë, Hoxha e ironizon duke thënë se Meta njihet për audio-përgjimin me Priftin e jo për patriotizëm.

Reagimi i plotë:

O flori, po këtë punën e shqiponjës çe deshe…

Ti mbahesh mend, me zë e figurë, për bllokun e zi (si blloku i zi i Eskobarit, atij të vërtetit, jo këtij ish-drejtorit tënd nga Delvina) jo për shqiponjën e zezë me dy koka mbi flamurin e kuq të kombit…

Andej nga zona jote, Skrapari, shqiponjës i thonë thjeshte shqipe, dhe as plakat dhe as pulat nuk e ngatërrojnë kurrë korbin e Zi me SHQIPEN, sado i madh dhe i zi të jetë korbi…

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.