Edhe pse sot jemi zyrtarisht në stinën e Pranverës, mesa duket moti nuk i përshtatet shumë kohës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se vendi ynë do të përfshihet nga reshje intensive shiu dhe në zonat malore edhe reshje dëbore.
Kjo pritet të vazhdojë deri ditën e premte. Gjithashtu njoftohet se gjatë kësaj jave parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.
Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:
Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave. Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.
Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.
Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.
Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.