Po pastronte gropën e gëlqeres, burri nga Gramshi lajmëron policinë pas asaj që gjen

620
0

Një burrë nga Gramshi ishte duke pastruar gropën e gëlqeres në tokën e tij kur ka hasur disa objekte të dyshimta.
62-vjeçari me inicialet B.K ka lajmëruar menjëherë policinë pasi pa se ato dukeshin i kaseta me fishekë.

Ai i ka thënë policisë se po pastronte gropën e gëlqeres në ish-Gardën e qytetit të Gramshit, e cila tani është pronë e tij, kur ka konstatuar disa kaseta me fishekë.

Policia ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Ato kanë bërë pastrimin e gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor : 18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim. Nuk dihet prej sa kohësh kanë armët aty, por pritet të zbulohen pas hetimit.