E imitoi në “Portokalli”, Gaz Paja përballet me Renato Mekollin: A e di çfarë më tha?

624
0

Aktori i njohur Gaz Paja ka role të ndryshme në spektaklin e humorit “Portokalli”. Por së fundmi e kemi parë atë teksa imiton shefin e njohur të kuzhinës, Renato Mekollin.

Të gjithë kanë qeshur me Gazin kur imitoi mjaft mirë Renaton kur u bërtiste konkurrentëve të “Hell’s Kitchen”, duke thyer pjata e duke krijuar tension në emision.
Por ditën e sotme Gazi është përballur me shefin e kuzhinës. Ajo ka publikuar dy foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqen së bashku.


“A e di çfarë më tha?”, shkruan Gazi në postimin ku etiketon Renato Mekollin.

Ndërkohë ky i fundit në foton që ka publikuar në “Instagram” ku është së bashku me aktorin, shkruan: “Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike 😊 @gazpaja më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam 😈”.