“Po nuk qe bos mos më afrohet fare” Ish- banorja e “Big Brother Vip”: Shume vajza e mendojne keshtu por une kam guxim ta them..

48
0

Ish- banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, ka komentuar sërish sot deklaratën e bërë nga ajo vetë, pak ditë më parë, ku tha: “asnjë burrë të mos më afrohet nëse nuk është bos”. Sigurisht kjo deklaratë e Antonelës shkaktoi reagime të shumta, kryesisht nga meshkujt.

Ndërkohë sot e ftuar në “Ftesë në 5”, Albatros Rexhaj, i cili nxori portofolin nga xhepi dhe i kërkoi asaj të numëronte lekët live.

“S’ peshoka shumë”, tha Antonela duke qeshur.

Më tej ajo u shpreh se në moshë më të re ka pasur lidhje me djem që nuk kanë pasur shumë të ardhura, por sot mendohet dy herë para se të bëjë një zgjedhje.

“Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë. Kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, u shpreh Antonela Berisha.