Po niseshin nga Shqipëria me teste antiCovid false por e ‘pësojnë’ keq ne Rinas. Si i zbuloi policia

10 qytetarë nga Shkodra janë proceduar penalisht, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria përmes aeroportit “Nënë Tereza” me teste RT-PCR të falsifikuar të Covid-19.

Nisur nga informacionet që policia kishte marrë “në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese”, dyshohej se persona të ndryshëm po përdornin teste false të COVID-19.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

“Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit me iniciale:

10 qytetare të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara”– thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.