Po na mbyt kanceri, zbulohet fabrika ku prodhoheshin ushqime me vaj makine (FOTO LAJM)

656
0

Policia e Shkodrës ka ndaluar tre persona, të cilët kishin ngritur një punishte për të prodhimin e ushqimeve në mënyrë të jashtëligjshme duke dëmntuar shëndetin e konsumatorëve.

Krahas ushqimeve të bllokuara, pranë fabrikës u gjeten edhe fuçi të mëdha me vajra të ndryshëm, të cilët dyshohet se përdoreshin gjatë proceseve të përpunimit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet një në kërkim.

Më datë 28.03.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.B, 60 vjeç, banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,

E. B, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,

H. E, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.