Po kalonte kufirin me 22 mijë paund të fshehura, ndalohet shtetesja britanike

430
0

Një shtetase britanike ka tentuar te hyje në Shqipëri, por është ndaluar gjate kalimit te kufirit ne aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një shumë të padeklaruar monetare.

Autoritetet Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, kane sekuestruar një shumë prej 21 900 paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara.

Sipas raportimit të autoriteteve doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.