Apeli i një infermiereje: “Kur thoni që Covid nuk ekziston, do te doja t’ju tregoja sytë e pacientëve që na kërkojnë ndihmë”

355
0

“Kur thoni që Covid nuk ekziston, unë do t’ju kerkoja të shikonit radhën tonë, me të gjitha pajisjet mbrojtëse që na lëndojnë dhe na djersitin, do t’ju bëja të kuptoni, edhe për vetëm një minutë, ankthin që ndieni nga frika se mos jeni atje i veshur apo zhveshur mirë, frika për të mos e bërë atë, frika se mos jeni pastruar vetë ”.

Kështu fillon post-apeli në Facebook nga Martina Ricci, një infermiere në spitalin Cardarelli në Napoli. Një mesazh i shoqëruar nga një fotografi e bërë në fund të turnit në të cilën ajo tregon shenjat e lëna në fytyrën e saj nga pajisjet mbrojtëse. “Unë do doja t’ju tregoja sytë e pacientëve që kërkonin ndihmë”, shton ajo.

“Unë do t’ju tregoja trishtimin e pacientëve të cilët mezi presin të dalin nga ky makth, do t’ju tregoja se si jeta e pacientëve të tjerë përkeqësohet brenda pak minutash dhe ata duhet të intubohen, unë do t’ju tregoja sytë e tyre duke u lutur për ndihmë, unë do t’ju bëja të shkoni në shtëpi siç bëj unë me shenjat dhe me trishtimin për njerëzit që nuk kanë rezistuar “, vazhdon Martina.

Infermierja përfundon me një këshillë: “Ju lutemi mbrohuni, lani duart shpesh, kurrë mos hiqni maskën, respektoni distancat”.