‘Po kaloja andej, Enver Hoxha më thirri, nuk i shkova’ Habit Spartak Ngjela: Më thanë se do më ..

Spartak Ngjela ka rrëfyer së fundmi në Top Story me Grida Dumën, se Enver Hoxha i kishte kërkuar që ta takonte, por ai nuk ka pranuar që të shkojë.

Ngjela thotë se dy ekspertë të lartë, i patën thënë se nëse do të shkonte, diktatori do të vriste.

“Një dorë më ka mbrojtur. Ai ishte një regjim diabolik, me intriga, sigurim… mua më ndiqnin tre herë në ditë. Ku ishte kënaqësia ime? Nuk ishte problemi se isha trim, por kisha mbrojtje nga familja.

Këta kalecët vinin pas meje dhe unë tallesha me ta. Familja ime e konsideronte si zhvillim timin individual. ‘Je i lirë, por përgjegjësinë e mban vetë’. Kështu jam akoma. Nëse arrin dhe krijon filozofinë tënde të brendshme, nuk e shkel më.

Enver Hoxha më kërkoi dhe jam penduar që nuk i vajta. Blloku ishte dhe në plazhin e Durrësit, dhe anash shpive ishte një rrugë e ngushtë që kalonte afër banesës së Hoxhës. Unë po kaloja andej, ai ishte në ballkon. U ngrit dhe ma bënte me dorë.. Jam penduar që nuk kam shkuar.

Dy ekspertë që kam pyetur, ‘jo’ më thanë, ‘do të të vriste’. Mund të ishte dhe ajo që thonë ata, por nuk mendoj.

Çfarë do i thoja Hoxhës po ta takoja? E kam imagjinuar një orë pasi ika në shtëpi… Do t’i thoja që ky regjim është kështu, kështu. Do ia thoja të gjitha. Prandaj nuk shkova. Inkoshienti mua më tha mos shko, në funksion të jetës”, tha Ngjela.

- Advertisement -

Zhduket një 15-vjeçare në Tiranë, babai i saj alarmon policinë

Një vajzë 15-vjeçare rezulton e zhdukur në Tiranë. Policia njofton, se i ati, shtetasi A.GJ, ka kallëzuar se vajza e tij është larguar nga banesa. “Shtetasi...

Hoqi nishanin për estetikë, por i ndodh e papritura. Aktorja bën apel, ajo që ndodhi me pas është shokuese..

Aktorja e njohur e humorit boteror Katherine Ryan është diagnostikuar me kancer të lëkurës. Ajo ka treguar se si heqja e nje nishanit u kthye...

Ndryshon Kursi i Këmbimit, ja sa shkon Euro dhe Dollari..

Ditën e sotme, më 22 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.