E rrëmbeu një javë më parë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin

48
0

Fëmija 3-vjeçar në qytetin e Durrësit i zhdukur rreth një javë më parë, është dorëzuar në prokurori. Ka qenë gjyshja ajo që e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar fëmijën në prokurori.

Ngjarja ka ndodhur më 16 prill, ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin në polici, ku ka thënë se 3-vjeçari është marrë nga gjyshërit dhe nuk është kthyer më.

Pas denoncimit të saj është shoqëruar në polici gjyshi i nipit, i cili nuk pranoi të fliste e të tregonte se ku ndodhej bashkëshortja e tij me nipin e mitur.