Pacientët s’marrin dot frymë, një sëmundje misterioze “shpërthen” në Argjentinë, ja cfarë u zbulua

360
0

I ngjashëm me Covid-19, një sëmundje misterioze ka “shpërthyer” në Argjentinë duke prekur dhjetëra njerëz. Siç raportojnë mediat e huaja, më 17 Prill, 60 persona u shtruan në spitalin e Buenos Aires.

Arsyeja pse autoritetet atje janë alarmuar është një informacion që ka ardhur nga e njëjta bazë të dhënash që dha lajmin për Covid në vitin 2019. Databaza e quajtur “ProMed” njoftoi se në “30 ditët e fundit ka pasur rritje të pneumonisë së rëndë që kërkon kujdes të madh”. Të prekurit janë kryesisht të moshave të reja.

Teksa ende nuk ka deklarata nga zyrtarët e vendit latin, pacientët thuhet se kanë vështirësi në frymëmarrje. Dyshime po qarkullojnë se këto simptoma si të psikatozës shkaktohen nga një lloj virusi i përhapur te zogjtë. Megjithatë, shumica e pacientëve raportohet se nuk kanë pasur ndonjë kontakt me zogjtë.

Psitakoza është një sëmundje e ngjashme me gripin e quajtur “ethet e papagallit” dhe zakonisht shkakton dhimbje koke dhe kollë, megjithëse mund të çojë në pneumoni në rastet më kritike.

Shifrat e fundit të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë 6 raste të konfirmuara nga laboratori të psitakozës në Angli për vitin 2023. Në Britani, specia e vetme e egër e papagallit mund të përbëjë një kërcënim për shkak të numrit të madh në të gjithë vendin.