Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Mirditë, ku një 14 vjeçar është goditur nga rrufeja duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve, 14 vjeçari i identifikuar si B.D, kishte dalë të kulloste bagëtitë kur një rrufe është shkarkuar mbi të.
I mituri në momentet e tragjedisë mësohet se po fliste në telefon dhe ka qenë pikërisht personi me të cilin po fliste 14 vjeçari ai që ka alamuar familjen.
Zona ditët e fundit është gobitur shumë shpesh nga rrufetë të shkaktuara nga stuhitë