Po ecte mbrapsht me makinë, gjyshi përplas për vdekje mbesën e tij 2 vjeçe

702
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Mallkuç të Krujës ku një person ka përplasur me makinë mbesën e tij 2 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti fatal ka ndodhur gjatë momentit kur gjyshi i të miturës po ecte mbrapsht me makinë në oborrin e shtëpisë dhe nuk e ka parë mbesën që ka dalë pas makinës.

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë së Krujës.