Po ecnin me shpejtësi marramendëse, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti vdesin në vend

687
0

Një aksident tragjik duket se ka lënë të vdekur në vend këngetaren e njohur Leah Labelle, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Rasual Butler, 38 vjeç.
Ata kanë humbur jetën pas një përplasje fatale në Los Anxhelos,rreth 02:00 të ditës së djeshme.

Range Rover-i i tyre besohet të ketë goditur një matës parkimi para se të përplasej në një mur dhe të rrotullohej.

Policia ka thënë se bashkëshorti po lëvizte me të paktën dyfishin e limitit të shpejtësisë.

Leah dhe Rasual, një lojtar profesionist i basketbollit, u shpallën të vdekur në vendngjarje.