Plot 28 vite! Eksodi i madh: Kur 20 mijë shqiptarë “pushtuan” Barin

660
0

Zbarkimi i gushtit, 20 mijë vetë në një anije. Një tjetër valë emigrantësh në një anije që vinte nga Shqipëria.

28 vite më parë, në brigjet e barit do të zbarkonte anija Vlora, në bordin e të cilës 20 mijë shqiptarë në kërkim të një jete që deri atëherë vetëm e kishin ëndërruar.

Anija ishte nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord dhe ky, ishte zbarkimi i dytë i madh në Puglia, pas atij të marsit. Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Ajo ditë, la të gdhendura në memorien kolektive imazhet e anijes Vlora, të mbushur me mijëra e mijëra persona.

Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.

Tani, në përvjetorin e 28 të zbarkimit të anijes Vlora, do të lëshohet në eter një valë e madhe radiotelegrafike, që mban një mesazh në kodin mors.

Fraza është ajo e shqiptuar nga kryebashkiaku i atëhershëm, Enrico Dalfino.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”.

Në bregun përtej Adriatikut, kjo ditë do të shënohet madje edhe me një seri aktivitetesh, dedikuar humanizmit të treguar nga banorët e barit me rastin e zbarkimit të anijes Vlora./tch