Plani i ri/ Berberët, parukeritë, qendrat tregtare dhe klinikat dentare, ja cfare planifikohet nga 11 maji

893
0

Berberët, parukeritë, qendrat tregtare dhe klinikat dentare janë konsideruar si aktivitetet më të rrezikuara nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të planifikohen lehtësime masash edhe për këto kategori duke nisur nga data 11 maj.

“Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojme të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30.