Skip to content

Plane për të pushuar në Shtator? Ja si pritet të jetë moti këtë muaj

    Muaji shtator do të jetë një muaj i nxehtë që përngjason me verën.

    Të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë fillim shtatori, nuk duhet të shqetësohen pasi moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

    Sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit shtator do të jetë me temperatura deri në 36 gradë, tipike për stinën e  verës.

    Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore.

    Pjesa e parë e shtatorit do të jetë me temperatura mbi normalen e muajit, dhe vetëm në pjesën e dytë pritet një rikthim të temperaturave tipike të vjeshtës.