Emigrantet largohen te zhgenjyer: Cmimet te paperballueshme, u detyruam te..

1342
0

Emigrantët ankohen për çmimet e larta në vendin tonë

Prej disa ditësh ka nisur në portin e Durrësit kthimi i emigrantëve në vendet e BE-së, ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës, rreth 60 mijë udhëtarë janë përpunuar javën e fundit, 44 mijë prej të cilëve në dalje dhe 16 mijë në hyrje.

Por cilat janë përshtypjet me të cilat po largohen emigrantët nga pushimet e kaluara në atdhe? Shumë prej tyre shprehen për se çmimet e larta, që nuk justifikonin aspak shërbimet ishin shqetësimi i tyre kryesor.