Plane për fundjavë? Metereologu tregon cfarë pritet të ndodhë me motin gjatë të shtunës dhe të dielës

1160
0

Plane për fundjavë? Epo, kemi një lajm të mirë për ju pasi moti gjatë së shtunës dhe të dielës do të jetë me diell dhe me temperaturat pritet që të shkojnë në mesditë deri në 26 gradë Celsius.

Mëngjeset nuk do të jenë kaq të ngrohta, pasi siç e thekson sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News, temperaturat në mëngjese do të jenë nga 11 deri në 16 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore.

Hakil Osmani: Parashikohet që të vijohet të ketë temperatura të larta, edhe pse gradualisht ka filluar një rënie e lehtë e tyre duke bërë që maksimumet të zbresin gjatë kësaj fundjave rreth vlerave 25 apo 26 Gradë Celsius në orët e mesditës, por po ashtu kemi pasur dhe do të kemi mëngjese të kemi temperatura të freskëta ku pritet që në zonat malore të regjistrohet vlera 5 gradë Celsius. Në fshatrat e thella malore, pritet të kemi temperatura akoma më të ulëta.

Në fshatrat e thella malore do të kemi temperatura akoma dhe më të ulëta. Po ashtu, edhe në Ultësirën Perëndimore pritet të kemi në orët e para të mëngjesit temperaturë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, do të vijojnë orët e shumta me diell të jenë mbizotëruese në vendin tonë. Në zonat bregdetare dhe në zonat e qyteteve të ulëta, kryesisht, ndërsa në zonat malore do të kemi kalime të pakëta të vranësirave të cilat nuk do të sjellin reshje. Parametri i erës po ashtu nuk do të jetë problematik gjatë ditës së sotme dhe po ashtu edhe gjatë fundjavës. Vetëm ditën e shtunë pritet të ketë një fuqizim të përkohshëm duke bërë që të jetë me shpejtësi jo më shumë se 40 km/orë, kryesisht nga drejtimi veri-perëndimor, por kjo nuk do të sjellë problematikë përsa i përket trafikut detar.