Plane për fundjavë? Mësoni si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

121
0
Parashikimi i motit

Kjo fundjavë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Meteorologia Lajda Porja thekson se vranësirat do të jenë më të shpeshta ditën e dielë, kryesisht në zonat malore. Megjithatë, ajo shtoi se nuk pritet që të ketë reshje shiu.

“Edhe kjo fundjavë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kjo për shkak të aktivizimit të ciklonit të azoreve, i cili ka sjellë mot të qëndrueshëm në një pjesë të mirë të Ballkanit. Kjo do të bëjë që kthjellimet do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin.

Vranësirat do të jenë disi më të pranishme në ditën e diel, kryesisht në zonat malore. Megjithatë, edhe në zonat malore, edhe pse do të ketë vranësira të shpeshta nuk pritet që të ketë reshje. Për situatën termike, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie në mëngjes.


Mëngjesi i të shtunës dhe të dielës do të ndihet pak i freskët dhe në zonat malore ka vlera negative. Sot maksimalja do të ngjitet në 18 gradë ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë edhe vlera në 20 apo 21 gradë celcius.”, është shprehur metereologia.