E fundit/ Ndryshime të rëndësishme për patentat, detaje

900
0

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën plenare të ditës së djeshme me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, në veçanti për sa i përket rinovimit të patentave, për drejtuesit e të gjitha kategorive të automjeteve.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme, do të jetë ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE deri në 15 vite.

Deri tani, kufizimet e afatit kanë qenë pasi mbushje 50 vjeç, por me ndryshimet e reja këto kufizime nisin pas moshës 70-vjeçare. Pas kësaj moshe, konfirmimi bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore.

Një tjetër ndryshim që u miratua është zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale.

Po ashtu theksohet se qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, edhe nëse ka skaduar leja e drejtimit e huaj, pasi e dorëzojnë këtë të fundit dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.