Plane për fundjavë? Ky eshte parashikimi i motit për sot dhe nesër

489
0

Sipas parashikimeve te IGJEUM, moti diten e sotme pritet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veriperëndim. Por pas orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.

Ndersa dita e diel do të nis me mot të vranët, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimit kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Zona e veriperëndimit do të ketë mot me vranësira të dendura përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës (shiko foton bashkëlidhur). Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpëjtësi që arrinë vlera deri në 15-20m/s.