E pazakonte/ Pallati zhytet 70 cm, flasin banorët në Durrës: Lokali në kat të parë preku strukturën e ndërtesës

Sot në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut tërmeti i 26 nëntorit të vitit te shkuar, ku u tregua nje rast i paprecedentë në qytetin bregdetar.

Në Durres banorët rrezikojnë jetën pasi pallati ku ata banojnë është zhytur 70 centimetër. Banori i pallatit, Bashkim Gjika, tregoi se ekspertiza e bërë nga bashkia e Durrësit doli në përfundimin se duhej që të riparohej.

“Por ekspertiza e Prokurorisë e nxori atë të pabanuar dhe se duhej që të prishej”, shtoi ai. Bashkimi tregoi gjithashtu se banorët kanë përfituar vetëm 4 muaj bonus qiraje nga bashkia dhe më pas banorët janë rikthyer sërish në pallat.

“Disa nuk kanë para që të marrin shpi me qira, nga 48 familje që jetonin këtu, tani janë 15-16 familje që janë rikthyer. Unë nuk jetoj këtu, pasi është e frikshme që ta shohësh, por ka të tjerë që nuk kanë mundësi të tjera”, tha Bashkimi.

Ndërkohë avokati që ka ne dore këtë çështje, u shpreh se ky është problem qe para tërmetit. “Është çështje e vjetër, pasi lokali në kat të parë ka prekur strukturën mbajtëse të gjithë ndërtesës. Pas tërmetit u fut edhe procesi i azhurnimit, për të kuptuar se sa i dëmtuar është pallati. Pallati është i pa riparueshëm, rrezikon jetën e banorëve dhe është e rrezikshme edhe për ndërtesat pranë”, tha avokati.

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.