Skip to content

Plane për fundjavë, ja cfarë moti pritet të shtunën dhe të dielën

    Tipike pranverore pritet të jetë kjo fundjavë në territorin shqiptar, me të gjitha karakteristikat, diell, vranësira dhe momente me pika shiu.

    Sipas Meteoalb, më i rrezikuar nga rebeshet e izoluara këtë të shtunë janë jugu dhe juglindja e vendit.

    “Pak më i favorizuar është Adriatiku, ku do ketë kthjellime, vranësira dhe momente me pika shiu. Ka një përmirësim të dukshëm dita e dielë, ku moti është i kthjellët pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

    Përgjatë fundjavës moti do të jetë kështu relativisht i freskët, me temperatura që nuk shkojnë më shumë se 26 gradë.

    “Një atmosferë tipike pranvere, nuk është se kemi atë diellin përvëlues, por vranësirat janë prezente. Ky Maj na ngjason me majin e viteve ‘90, ku nuk kalojmë menjëherë me mëngë të shkurtra. Maksimumet luhaten 25-26 gradë”.