Skip to content

Plane për fundjavë, ja cfarë MOTI pritet ditën e shtunë dhe të dielë sipas SH.M.U

    Sipas parashikimeve te SHMU, dhe për këtë fundjavë vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

    Në këtë mënyrë për ditën e Shtunnë moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.

    Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intenistet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.