U ndal të ndihmonte një të aksidentuar në autostradë, por e përplas makina, 30 vjecari shqiptar humb jetën tragjikisht

227
0

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e të mërkurës në një aksident rrugor në Zvicër. Viktima është identifikuar si Jetmir Morina.

Por, si ndodhi ngjarja?

Binte shi i madh kur Jetmir Morina po udhëtonte në A1 drejt Cyrihut vonë të mërkurën në mbrëmje. Në Winterthur ai telefonon nënën e tij.

“Papritmas ai tha se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte në ndihmë”, tha vëllai i tij Besart Morina për Blick një ditë më vonë.

Përpjekja e Morinës për të ndihmuar përfundon fatalisht. Kur ai doli, u godit nga një veturë në shpatull, e cila u përplas në autostradë. 30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe është përplasur nga një makinë tjetër.

I riu me banim në  Zvicër është dërguar menjëherë në spital por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Jetmiri ishte një mysliman i devotshëm dhe festonte Ramazanin, thotë vëllai, i cili punon si imam. Ai ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë.