Pirro Dhima interviste për mediat greke: Si u “arratisa” nga Shqipëria me taksi, grekët më sollën pasaporten me avion

204
0

Pirro Dhima për mediat helene: Si u “arratisa” nga Shqipëria, grekët më sollën pasaportën me avion

Pas humbjes së nënës peshëngritësi Pirro Dhima ka dhënë një intervistë për mediat greke ka rrëfyer vështirësitë për të mbërritur deri në majën e Olimpit. Taksia nga Tirana, pasaporta me shoferin e Mitsotakis dhe vështirësitë e përhershme në çdo medalje olimpike.

Pirro, atleti më i suksesshëm në historinë greke me katër medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 medalje ari në kampionatet botërore dhe tre në Europian (një total prej 26 medaljesh në të gjitha garat) me disa rekordeve botërore zbuloi kujtimet.

Ardhja e tij në Greqi ndodhi në 7 shkurt 1991 dhe ishte aventureske. Dhe kjo, sepse nisi në 1 të mëngjesit nga Tirana me një taksi, për të mbërritur në Athinë pas rreth 14 orësh.

“Ishte shkurt i ’91 kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë. Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavi dhe prej andej një taksi tjetër për të arritur në Athinë.

Kur erdhën prindërit e mi, morëm apartamentin në Solonos, gjysmë bodrum” kujton Pirro Dhima

Edhe kur mbërriti në Greqi, derisa hipi në aeroplan për në Barcelonë, Lojërat Olimpike nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të garonte. Kjo sepse ai mori pasaportën në minutën e fundit. Dhe në një mënyrë që është ngulitur fort në kujtesën e tij. “Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi.

Unë shkova të konkuroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin. Por unë e mora pasaportën në minutën e fundit. Pak para se të hipja në aeroplan, shoferi i Mitsotakis ma solli atë” rrëfen ai.

“Shkova në Barcelonë për një medalje, por nuk e dija se çfarë ngjyre do të ishte. Mbaj mend që kamerat erdhën në aeroport dhe kur erdhën për të më pyetur për qëllimet e mia, u thashë se po shkoja për medalje ari. Më në fund fitova medaljen e parë.

Ashtu si e fundit, ato janë më të rëndësishmet në karrierën time” tregon ai. “Kur u kthyem në Athinë ishte vërtet e paparë. Moment jashtëzakonisht i madh” tregon ai.

Kujtojmë se Lefterie Dhima nëna e Pirros u përcoll para disa ditësh për në banesën e fundit. I pranishëm ishte edhe Piroo Dhima, i cili u pa i përlotur pranë varrit të së ndjerës. Ajo u gjet nga fqinjët e saj e pajetë në Himarë, pasi jetonte vetëm.