Habit vajza e Niko Peleshit, Aleksia: Kam punuar në Call Center. Jam vajza e Ministrit, por..

179
0

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka treguar gjithë të vërtetat e saj, duke nisur nga lidhja me Romeo Veshaj, marrëdhënia e saj me Jonida Maliqin si dhe financat e saj.

Sa e pasur është Aleksia Peleshi? Në përgjigjen e saj të fundit, Aleksia ka lënë të kuptohet se asgjë nuk është siç mendon publiku.

Ester Bylyku: I gjithë publiku është kurioz për diçka: A ke punuar ndonjëherë ti moj vajzë?

Aleksia Peleshi: Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon.

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj.